admin's avatar
1
0
  • Popularity: 0 points
  • Activity: 79 points
  • Gender: Male
  • Joined: 272 days ago
  • Last Login: 13 days ago
  • Profile viewed: 11558 times
  • Has watched: 15 videot
  • People have watched admin videos: 16268907 times
Contact admin
  446 shikime · 13 days ago

http://media.sinematurk.com/film/9/e4/b6e42f20101a/intikammm.jpg

Një prej serialeve më të të ndjekur në Turqi, por edhe në të gjitha vendet ku është transmetuar “Hakmarrje”, ka zëvendësuar aktorin kryesor në krah të Beren Saat, protagonistes që është e njohur edhe nga publiku shqiptar për rolet në shumë seriale.

Aktori Nejat Isler, i cili luante rolin e Ryzgarit në serial, është zëvendësuar në sezonin e dytë nga aktori Yigit Ozsener, i njohur në Shqipëri për rolin e Xhengizit në serialin “Ezel”.

Mediat turke shkruajnë se Ryzgari, pak kohë më parë ka pasur probleme serioze me shëndetin – arsyeja e largimit nga ky prodhim televiziv. Pasi pati disa shqetësime, Isler u shtrua në spital ku iu nënshtrua një kontrolli të rreptë dhe një qëndrimi prej 95 ditësh në reanimacion.
Diagnoza me të cilën mjekët përshkruan gjendjen e tij u quajt shoku septik – një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme deri në humbje jetë, nëse nuk kapet në kohë. Kjo gjendje e bëri aktorin të heqë dorë përfundimisht nga seriali “Hakmarrje” dhe t’i nënshtrohet një kure intensive.